Stuhitë godasin Europën, “Niklas” vret 9 persona

Bota

stuhiaShenjat e para ishin që mbrëmjen e së hënës, por stuhia e vërtetë në Gjermani do të përplasej të martën dhe episode të ngjashme kanë përjetuar gjithashtu Austria, Zvicra e Mbretëria e Bashkuar.

9 janë viktimat e motit në këto vende, 7 prej tyre vetëm në Gjermani, përfshirë dy burra makinat e të cilëve u goditën prej pemëve që janë rrëzuar nga furia e erës. Të plagosurit janë me dhjetëra, shumica të lënduar prej degëve të këputura që fluturonin në ajër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në majën më të lartë të Gjermanisë, Zugspitze, u regjistruan erëra që mbërrinin një shpejtësi prej gati 200 kilometrash në orë, transmeton TCH njoftimet. Shërbimi hekurudhor në pjesë të ndryshme të vendit është ndërprerë, ndërsa stacioni kryesor i trenit në Mynih u evakua pas shqetësimeve se një pjesë e çatisë së tij, rrezikonte të shembej.

Stuhia e mbiquajtur “Niklas” kaloi nëpër të gjithë perëndimin e Gjermanisë, duke shkaktuar probleme të qarkullimit në Saksoninë e poshtme e Rinin verior, ndërsa shumë gjermanë përgatiteshin të udhëtonin për pushimet e Pashkëve.

Në qytetin Gross Santersleben, një burrë vdiq pas rrëzimit të një muri prej betoni. Në aeroportet e Frankfurtit, Hamburgut dhe Mynihut janë raportuar vonesa e probleme të tjera të fluturimeve.

Në Holandë ndërkohë, erërat më të forta u llogaritën në 120 km/h, mjaftueshëm sa për të përmbysur disa kamionë.

ME TE LEXUARAT