Studim, paracetamoli na heq dhe emocionet

Soft

ilacetParacetamoli, ky medikament që njihet nga të gjithë dhe gjendet në dhjetra produkte mjekësore, kryesisht për të qetësuar dhimbje të ndryshme fizike, ka dhe efekte të tjera.

Një grup studiuesish amerikanë thonë se bashkë me dhimbjet fizike, paracetamoli u heq konsumatorëve edhe emocionet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Studiuesit shqyrtuan të dhënat e grumbulluara nga dy grupe personash, nga njëra anë përdorues të rregullt të paracetamolit dhe nga ana tjetër persona që e konsumonin relativisht rrallë atë.

Dy grupeve iu shfaqën foto dhe video të ndryshme emocionuese dhe ajo që u vu re ishte se grupi i parë reagonte me më pak ndjeshmëri karshi këtyre imazheve në krahasim me reagimin e personave të grupit të dytë.

Geoffrey Durso, udhëheqësi i studimit, thotë se pjesa më e madhe e përdoruesve të rregullt të paracetamolit nuk arrijnë ta kuptojnë ndikimin që ka tek ta përdorimi i tij.

ME TE LEXUARAT