Sot çelet java e 31-të e superligës, nesër kryesfida Partizani-Kukësi

Sport

partizan kukesSuperliga Shqiptare e Futbollit do të çeli sot javën e 31-të të saj në Laç, ku përballë do të jenë kurbinasit dhe Teuta, ndërsa nesër do të luhet kryesfida mes Partizanit dhe Kukësit në “Qemal Stafa”.

Java e 31-të, e cila do të luhet  sot edhe nesër, mund të jap një verdikt të rëndësishëm sa i takon kreut të klasifikimit, pasi në rast se Kukësi fiton në Tiranë, atëherë do të jetë gati e pamundur për të “kuqtë” rikthimi në garën për titull. Po ashtu kjo javë do të jetë thelbësore dhe për Elbasanin, që në rast humbje me Tiranën, verdheblutë do ti thonin gati zyrtarisht “mirupafshin” kategorisë superiore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Laçi-Teuta, Europa përballë mbijetesës

Laçi ndodhet në vendin e pestë dhe i ka të gjitha mundësitë për të shpresuar në pjesëmarrjen në kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Teuta është në vendin e 9-të dhe shpreson të mbyllë sa më shpejt llogaritë e mbijtesës, pasi Apolonia po afrohet me ngadalë dhe mund të kthehet në një problem serioz në mbyllje të kampionatit.

Skuadra e Armando Cungut në letër duket se do ta ketë mjaft të lehtë përballë bregdetarëve nga Durrësi, duke parë dhe përformancën e kurbinasve përballë Kukësit, por jo vetëm. Skuadra e Laçit është kthyer në një ‘mace te zezë’ për katër skuadrat  kryesuese. Bardhezinjtë kanë gjunjëzuar të katërta skuadrat kryesuese, duke ndikuar dhe në rrokada të shumta në krye të klasifikimit, prandaj dhe përballja me Teutën, për më tepër në fushën e tyre duket si një mision i lehtë. Nga krahu tjetër, Teuta kërkon të sigurojë pikët e nevojshme për të likuiduar çështjen e mbijetesës, ku fierakët kërcënojnë.  Ndeshja mes Laçit dhe Teutës do të nis në orën 16:00

Sot

Laçi-Teuta                   16:00

Nesër

Elbasani-Tirana           14:00

Vllaznia-Flamurtari     14:00

Partizani-Kukësi          17:00

Skënderbeu-Apolonia 17:00

Klasifikimi:

Skënderbeu 63 Pikë, Kukësi 62 pikë, Tirana 60, Partizani 59, Laçi 54, Flamurtari 34, Vllaznia 33, Teuta 26, Apolonia 19, Elbasani 13

ME TE LEXUARAT