Skandali me transportimin e kufomës pas aksidentit, procedim penal 3 mjekëve në Lezhë

Aktualitet

policia-lezheeeNga Strukturat e Krimit Ekonomiko  Financiar , filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasëve N. B. Vjeç 53, banues në Tiranë, me detyrë drejtor i spitalit Rajonal Lezhë; P. L, vjeç 42, banues në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, me detyrë mjek ligjor, pranë spitalit rajonal Lezhë dhe  3-A B vjeç 43 , banues në lagjen Besëlidhja”, Lezhë,  me detyrë mjek pranë spitalit rajonal Lezhë.

Procedimi ndaj tyre filloj pasi gjatë ditës së djeshme nuk kanë vënë në dispozicion ambulancën për transportimin e një kufomë megjithëse ishin njoftuar nga Salla e Komandimit të D.P.Q Lezhë. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Lezhë për veprën Penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

ME TE LEXUARAT