Siguria rrugore, BB jep 65.9 mln euro hua

Aktualitet

trafikuQeveria shqiptare dhe Banka Botërore kanë nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen e huasë prej 65.9 milionë eurosh, shumë e cila do të shkojë me qëllim mirëmbajtjen e dhe sigurinë në rrugë.

Marrëveshja u firmos nga pala shqiptare nga ana e Ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe nga përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë Tahseen Sayed.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fjalën e tij Ministri i Financave Cani teksa falënderoi BB për mbështetjen e vazhdueshme e cilësoi këtë marrëveshje si një hua të mirë sa i përket termave financiarë dhe ekonomikë.

Ndërsa nga ana e tij Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto theksoi se kjo hua do të shkojë për mirëmbajtjen e 1400 km rrugë me qëllim përmirësimin e jetës dhe uljen e

numrit të aksidenteve.

“Bëhet fjalë për një projekt shumë të rëndësishëm për mirëmbajtjen e rrugëve parësore që ka vendi. Janë rreth 1400 km rrugë që do të mirëmbahen me një standard të ri. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se çdo qindarkë e hedhur për mirëmbajtjen e rrugëve tona, jo vetëm që ofron më shumë siguri, por gjithashtu e vendos një aset që ka vendi në një gjendje qëndrueshmërie.” tha Haxhinasto.

Për Bankën Botërore, Sayed nënvizoi se është me rëndësi që të punohet në drejtim të uljes së numrit të vdekjeve në aksidente, që siç tha ajo momentalisht në vendin tonë është sa dyfishi i vendeve të rajonit.

Kjo hua në shumën 65.9 milionë euro është pjesë e një projekti që bashkëfinancohet edhe nga Qeveria Shqiptare me një vlerë prej 41.2 milionë euro. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe parashikohet të përfundojë më 31 Dhjetor 2021.

Cani: Një hua e mirë për termat financiarë dhe ekonomikë

Ministri i Financave Shkëlqim Cani vlerësoi marrëveshjen e huasë me Bankën Botërore e cila do të jetë me afat 25 vjeçar, duke e cilësuar këtë si një marrëveshje e mirë sa

i përket anës financiare dhe ekonomike.

“Falenderojmë BB për marrëdhëniet e shkëlqyera të realizuara deri më tani. Si gjithnjë BB ka qenë mbështetëse e përmirësimeve të ndjeshme të ekonomisë shqiptare. Edhe kjo hua shkon për përmirësimin e jetës. 65.9 milionë eurot dhe me kohëzgjatje 25 vite do të shkojnë për sigurinë në rrugë. 7 vite janë pa pagesë principali. Është një hua e mirë për termat financiarë dhe ekonomikë.” tha Cani.

ME TE LEXUARAT