Shqipëria, sot betejë në KAS për tri pikët ndaj Serbisë

Sport

serbiShqipëria do të fillojë sot ofensivën vendimtare për të fituar atë që na u mohua nga dy shkallët e drejtësisë sportive të UEFA-s, 3-pikëshit në tavolinë të ndeshjes së 14 tetorit ndaj Serbisë.

Vendimi i fundit i organit më të lartë të futbollit europian për t’i dhënë 3 pikët Rusisë për goditjen e portierit në ndeshjen me Malin e Zi, ka zhgënjyer ndjeshëm Shqiptarët, për përdorimin e dy standardeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lorik Cana, kapiteni i përfaqësueses sonë, në një intervistë për Top Channel tregoi se nga sot do të jetë në Lozanë, në cilësinë e dëshmitarit, për të marrë të drejtën e pakundërshtueshme për gjithçka na u mohua.

“Zhgënjimi më i madh është që vetë UEFA, e cila është organi kryesor i futbollit europian dhe organizuesi i këtyre garave dhe i këtij kompeticioni, nuk ka mbajtur vlerat që ajo i promovon çdo ditë. Është e vërtetë që Federata ruse ka më shumë fuqi brenda organeve ndërkombëtare. Fatkeqësisht pesha e Shqipërisë nuk është në këto nivele, megjithatë kombëtarja shqiptare po rritet çdo ditë e më shumë dhe kjo bën që Shqipëria të dëgjohet më shumë. Dy ngjarjet që kanë ndodhur janë absolutisht të pakrahasueshme”, shprehet kapiteni i Kombëtares sonë të futbollit, Lorik Cana.

Pritet që seanca e sotme dëgjimore të mos përfundojë para orës 18:00 dhe gjithashtu nuk pritet që vendimi për ndeshjen që u braktis për shkak të trazirave të shkaktuara nga tifozët serbë të jepet që sot, citon top channel. UEFA i dha 3 pikët në tavolinë Serbisë me arsyetimin se Shqipëria nuk kishte pranuar të rikthehej në fushë për të vazhduar ndeshjen pas dhunës që ushtruan tifozët serbë ndaj lojtarëve të kombëtares sonë. Më pas, duke u nisur pikërisht nga kjo dhunë, UEFA ia hoqi këto 3 pikë Serbisë.

ME TE LEXUARAT