Shkup, shqiptarët në protestë pro Turqisë: Nuk ka genocid armen

Aktualitet

shkupNë Shkup është organizuar një nga protestat më të çuditshme, e cila sipas mediave lokale ka shokuar komunitetin shqiptar.

Të njëjtat media raportojnë se në oborrin e xhamisë së “Murat Pashës” në Shkup është zhvilluar një protestë nga disa persona që mbanin në duar flamuj turq, shqiptar e boshnjakë. Protestuesit në fjalë shprehnin mosdakordësinë e tyre me pretendimin armen dhe europian për gjenocid gjatë luftës së vitit 1915 nga ana e Turqisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë protestës është dënuar qëndrimi i Papës, Parlamentit Evropian dhe të disa shteteve rreth kësaj çështjeje. Është theksuar se me anë të shpikjes së “genocidit” po synohet që të keqpërdoret tragjedia e njerëzve.

Kjo protestë ka nxitur reagime masive të shqiptarëve në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter ku thuhet turp për shqiptarët që nuk organizojnë protesta kombëtare kundër diskriminimit të shtetit maqedonas ndaj shqiptarëve. Në reagimet e tyre në rrjetet sociale shqiptarët shprehen se protestat duhej të thirreshin pikërisht pas shpërthimit të skandalit me Sopotin, ku duhej të ngrihej zëri për padrejtësitë që po i bëhen shqiptarëve përmes diskriminimit, proceseve të montuara dhe dëmeve të tjera.

Janë edhe me qindra reagime të tjera të shqiptarëve nëpër rrjetet sociale, të cilët thonë se këto veprime janë në interes dhe axhendë të qarqeve të huaja dhe që nuk kanë të bëjnë me çështjen e shqiptarëve.

Një protestë e kësaj natyre nuk është zhvilluar as në Turqi, e cila është pikërisht ajo që akuzohet për kryerjen e këtij genocidi.

ME TE LEXUARAT