Sheshel refuzon t’i dorëzohet Hagës

Bota

shesheli2014Lideri i radikalëve serbë, i akuzuar për krime lufte Vojislav Sheshel, ka thënë se nuk do t’i dorëzohet Tribunalit të Hagës, e as që do t’i dorëzojë çfarëdo raporti mjekësor, qoftë Hagës apo autoriteteve serbe.

Shesheli për gazetën “Politika” të Beogradit tha se ia ka ndaluar këshillit të mjekëve, që të dorëzojë çfarëdo dokumenti lidhur me shëndetin e tij, zyrtarëve të Hagës dhe pushtetarëve serbë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai u shpreh se që kur është kthyer në Serbi po punon për rrënimin e regjimit të kryeministrit Aleksandar Vuçiç dhe se konsideron se nëse bie qeveria kjo nuk do ta destabilizojë vendin.

Kryeradikali serb, i cili para Gjykatës Ndërkombëtare përgjigjet për krime të rënda lufte në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë në vitet ‘ 90, vitin e kaluar për arsye shëndetësore u lejua nga paraburgimi në arrest shtëpie.

Për shkak të shkeljes së kushteve për të cilat u lejua për mjekim në Serbi, Tribunali këto ditë kërkoi që Shesheli të kthehet në qeli, ndërsa nëse këtë nuk e bën vetë, pret që autoritet serbe ta dorëzojnë.

ME TE LEXUARAT