SHBA, Obama dhe Abe vizitojnë memorialin Lincoln

Bota

obama-abePresidenti amerikan, Barack Obama dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe zhvilluan dje një vizitë të papritur në memorialin Lincoln, që ndodhet në zemër të Uashingtonit.

Kjo vizitë, që nuk ishte njoftuar nga ekzekutivi amerikan, ndodhi në prag të vizitës zyrtare të drejtuesit japonez, me takimin në zyrën ovale, konferencë të përbashkët shtypi dhe më pas një darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vizita shtetërore e Abes, duke përfshirë këtu një takim më zyrtar me Obamën, nisi sot në mëngjes me një ceremoni pritjeje në Shtëpinë e Bardhë. Lideri japonez do të jetë i ftuar nderi në një darkë shtetërore.

ME TE LEXUARAT