Sërish kolona të gjata në Merdarë, pika kufitare me Serbinë

Kosovë&Rajon

merdareNë kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, në pikëkalimin kufitar Merdare janë zgjatur kolonat e automobilave të shtunën me emigrantë kryesisht shqiptarë.

Siç bëhet e ditur pritjet po zgjasin tash më shumë se 2-3 orë ndërsa kolonat janë të gjata mbi 3 kilometra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jemi këtu mbi 3 orë duke pritur në radhë. Kolona e automjeteve që presin për të hyrë në Serbi tashmë është e gjatë saqë nuk duket fare kufiri“, tha Arben Gjinaj, i cili tashmë ka ikur nga kolona e gjatë duke kërkuar një vendkalim tjetër kufitar Kosovë-Serbi.

Gjinaj tha se faji qëndron edhe te pala serbe për pritjet e gjata që po shkaktohen në pikëkalimin kufitar Merdare.

Ardian Krasniqi, rreth moshës 30 vjeçare, ishte ardhur në Kosovë bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij për te kremtuar festën e Pashkëve, por kjo pritje atij po i krijon neveri.

“I patëm një javë pushim dhe deshëm të vijmë për ta festuar bashkë me familje në Kosovë. Ne për të mbërritur në Zvicër i bëjmë mbi 20 orë, ndërsa tash 4-5 orë na duhet me prit në kufi. Kjo po na dëshpëron dhe shumë të afërm të mijë nuk dëshirojnë të vijnë vetëm shkaku i pritjeve në kufi. Asgjë nuk po na bën rruga 2 mijë kilometra çka po na bëjnë këto pritjet në kufi”, tha Krasniqi, përcjell Albinfo.

ME TE LEXUARAT