Serbia letër zyrtare Kosovës: Hashim Thaci do arrestohet !

Kosovë&Rajon

thaciqeveriAutoritetet në Serbi u janë përgjigjur zyrtarisht organeve të Kosovës se zëvendëskryeministri dhe ministri Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi do të arrestohet nëse udhëton për në Beograd.

“Shteti në rast të ardhjes së ministrit ë jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi në Beograd, do të veprojë sipas ligjit”, ka deklaruar sot kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Beta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për këtë theksohet se Prishtina ka marrë njoftimin zyrtar.

Siç theksohet, Thaçi do të arrestohet sepse kundër tij ekziston aktgjykimi i plotfuqishëm e në bazë të tij edhe fletë arresti.

Në vitin 1997 Thaçi nga gjykata serbe ishte dënuar me 10 vjet burgim për shkak të “terrorizmit”.

Hashim Thaçi ishte ftuar të merrte pjesë në një konferencë të një OJQ-je në Beograd.

ME TE LEXUARAT