Së shpejti vjen Apple iPod Touch i ri

Teknologji

appleKompania Apple nuk ka bërë asnjë model të ri të iPod Touch pothuajse qe dy vjet.

Gjenerata e pestë e iPod Touch punon me harduer të vjetruar dhe nuk përfshin shumë nga funksionet me të cilat punojnë iPhone-t.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Uebfaqja zyrtare e kompanisë, AppleInsider, pretendon se kjo mund të ndryshojë këtë vit dhe se kompania Apple do të lansojë modelin e gjeneratës së gjashtë të iPod Touch, transmeton Koha.net. Sipas burimeve të kësaj uebfaqe, modeli i ri iPod Touch do duhej të ketë ekran 4-inç sikurse modeli aktual, por në të vërtet pritet të ketë ekran 4.7-inç.

Deri më tani nuk ka detaje tjera mbi këtë pajisje, por pritet të posedojë procesor të ri sikurse që është Apple A7 dhe sensori TouchID, të cilët janë funksione standarde në pajisjet e reja të iOS-it.

Një nga arsyet kryesore pse Apple nuk ka lansuar iPod-in e ri është për shkak të shitjeve të ulëta të Apple iPod-it.

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, Apple ka arritur të shesë vetëm 2,6 milionë njësi të kësaj pajisjeje.

ME TE LEXUARAT