Roma dështon të parakalojë Lazion

Sport

roma2014Roma nuk e shfrytëzon asistin e Juventusit për të rimarrë vendin e dytë të klasifikimit në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia barazon Lazion me 58 pikë pas barazimit 1-1 në “Olimpico” kundër Atalantës, duke humbur një shans të artë për të mbajtur larg kushërinjtë nga i njëjti qytet në garë për një biletë direkt në zonën Champions.

Pak emocione dhe shumë nervozizëm në takimin e “Olimpicos” ku dy golat e vetëm erdhën në pjesën e parë falë 11 metërshave të realizuar nga Totti dhe Denis. Gjatë fraksionit të dytë skuadra e Garcias krijoi shumë pak në sulm për të arritur te fitorja dhe ky barazim e mban në vendin e tretë duke dhuruar një tjetër paraqitje të dobët që mund ta penalizojë rëndë në fund të kampionatit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një barazim ky që reflektohet edhe nga mungesat e shumta të Romës pasi në mbrojtje Manolas dhe Strootman e Pjanic në mesfushë nuk ishin në dispozicion të trajnerit Rudi Garcia që tashmë duhet të mendojë për transfertën delikate të Milanos kundër Interit.ssport

ME TE LEXUARAT