Rama: Bashkimi Shqipëri-Kosovë do të ndodhë, reagon Serbia

Aktualitet

rama-thaci15Kryeministri Edi Rama mendon se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen. I pyetur nga gazetari Baton Haxhiu se përse nuk ka frikë nga fjala “Bashkimi i Shqiptarëve”, kreu i qeverisë foli për dy mënyra për të kuptuar këtë proces.

“Unë besoj që ka dy mënyra për ta kuptuar këtë. Njëra mënyrë eshtë mënyra tradicionale e Bashkimit Kombëtar, me ato hartat e vizioneve nacionaliste dhe romantike të fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, dhe mënyra tjetër është për ta avancuar procesin e integrimit në një formë të tillë që gjithë shqiptarët në rajon të jenë pjesë e BE-së”, tha Rama.

Qendrimi i tij ka gjetur mbështetjen e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili ishte gjithashtu i ftuari i gazetarit Haxhiu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hashim Thaçi zv/Kryeministër i Kosovës tha se : “Unë jam më se i bindur se shqiptarët kanë edhe aftësi edhe mundësi, kanë potencialet, kanë edhe përgjegjësi edhe vizionin që të lëvizin përpara, në drejtimin çfarë edhe janë përcaktuar me vullnetin qytetar edhe misionin politik të lidershipit të tyre. Ndërsa sa i përket çështjes së bashkimit kombëtar, Edi tha shumë mirë dhe sot janë rrethana të tjera”.

Deklarata e kreut ë qeverisë shqiptare nuk është pritur mirë nga Kryeministri serb Aleksandër Vuçic. Ai citohet nga mediat serbe të ketë thënë se Shqipëria dhe Kosova nuk do të bashkohen kurrë në mënyrë tradicionale. Vucic e quajti deklaratën e Ramës një tjetër provokim. Ai tha se u lutej liderve shqiptarë që të mos prokovokonin stabilitetin e rajonit me deklarata te tilla.

ME TE LEXUARAT