Prizren, 51-vjecarja vetëvaret pasi kthehet nga dasma

Kosovë&Rajon

polici-kosove-ambulancDje në orët e pas ditës A.B nga Serbica e Poshtme e Prizrenit në moshën 51 vjeçare i ka dhënë fund jetës së tij duke kryer vetvrasje me anë të varjes me litar.

Rastin e konfirmuar për Indeksonline, edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.

“Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme i ka kryer proceduarat dhe e ka hetuar vendin e ngjarjës. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, por Policia e Kosovës do të vazhdoj me hetimet për këtë rast”, ka thënë zëdhënësi Berisha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja tragjike, sipas familjarëve, ka ndodhur pasi i ndjeri ishte kthyer nga një dasmë, ku kishte qenë për të marr nuse. Në të afruar në afërsi të shtëpisë kishte kërkuar të zbresë nga vetura për të shkuar në shtëpi.

Pas pak kohe, kur familjarët tjerë kthehen nga dasma e vërejnë se nuk përgjigjet edhe pse ishte nisur me qëllim të që të qëndrojë në shtëpi. Pas kërkimeve, në një moment të rëndë familjarët pa shenja jete e gjejnë të varur në nën kulmin e shtëpisë.

ME TE LEXUARAT