Privatizimet gjatë vitit 2015

Aktualitet

Logo-Insig-466x350Kompania shtetërore “Albpetrol” do të privatizohet brenda vitit 2015-të. Ministria e Ekonomisë ka ngritur grupet e punës për të bërë vlerësimin e aseteve të kësaj kompanie dhe më pas ajo do të nxirret në shitje. Në një intervistë për Vizion Plus, drejtori i privatizimit Zamir Stefani, sqaron se kontrata që do të bëjë qeveria me kompaninë nuk do të jetë favorizuese për të siç është bërë rëndom me shitjen e burimeve të naftës, po kështu qeverisë do t’i duhet që fillimisht të zgjidhë edhe marrëveshjet që “Albpetrol” ka me firmat të cilat që kanë marrë koncesionet për vendburimet e naftës, si “Bankres” apo “Stream Oil”.

Nga ana tjetër, po këtë vit Ministria e Ekonomisë do të nxjerrë në shitje edhe 40 asete të tjera, këtu bëjnë pjesë edhe kompanitë ku shteti ka një përqindje të vogël të aksioneve. Ndërkaq kanë nisur procedurat edhe për privatizimin e shoqërisë “INSIG”, kompani sigurimesh ku qeveria zotëron 100% të aksioneve. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, në 2016-ën do të privatizohet dhe pjesa e mbetur e paketës së “Albtelecom”.

ME TE LEXUARAT