Presidenti Nishani firmos lënien e pasaportës kuq e zi për 143 persona

Politikë

nishani-14Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti presidenti Bujar Nishani ka firmosur një seri dekretesh për të mundësuar lënien e shtetësisë shqiptare.

Bëhet fjalë për 143 persona të cilëve u është dhënë mundësia nga kreu i shtetit të lënë shtetësinë shqiptare. Në faqen zyrtare të presidencës janë të pasqyruara të gjithë emrat e personave që kanë lënë shtetësinë shqiptare, ndërkohë që numri i atyre personave që kanë marrë shtetësi shqiptare është dy herë më i vogël.Në bazë te ligjit të posaçëm për lënien e shtetësisë parashikohet e drejta për ta lënë shtetësinë por me kusht që më parë të ketë fituar një shtetësi tjetër, apo ti jetë garantuar nga organet kompetente të shtetit tjetër dhënia e shtetësisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Pra të gjithë këta persona që u është dekretuar nga presidenti lënia e shtetësisë shqiptare kanë marrë një tjetër shtetësi ose një premtim nga instancat shtetërore të vendit pritës.

ME TE LEXUARAT