Pr.ligji për energjinë, Gjiknuri: Siguron platformën për reformat e nisura

Politikë

gjiknuri prononcimeeMinistri i Energjisë Damian Gjiknuri i është përgjigjur sot interesit të medias mbi pr.ligjin për energjinë, votimi I të cilit u shtye në seancën e së enjtes nga deputetët e kuvendit të Shqipërisë.

Në prononcimin për gazetarët Gjiknuri tha se pr.ligji siguron platformën e duhur për implementimin e reformave të nisura në sistemin energjetik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më poshtë prononcimi i plotë:

“Është fatkeqësi që në një ligj kaq të rëndësishëm me 110 nene, katandiset debati vetëm në një çështje, e cila aktualisht është në Kodin e Procedurës Civile dhe nuk ka ndonjë gjë të re. Fatura e energjisë është titull ekzekutiv dhe titujt ekzekutiv kanë mënyra se si ekzekutohen, përfshirë edhe vendosja e barrës hipotekore. Ky ligj, parashikon thjeshtimin e një hallke që nuk e përjashton rishikimin gjyqësor, as nuk i përjashton procedurat përmbarimore. Ju e dini shumë mirë se fatura si titull ekzekutiv është vendosur shumë vite më parë, nuk është vendosur tani. Ka qenë titull ekzekutiv dhe do të jetë. Megjithatë, për sqarim të publikut dua tu them se ka një element që është shumë interesant: po flitet për siguri prone, prona do të jetë e pastër. Që prona të jetë e pastër duhet të jetë e shlyer nga të gjitha detyrimet. Çfarë ndodh sot? Ka shumë konsumatorë të cilët marrin një pronë dhe e kanë me detyrime të mëdha nga të tjerët, detyrime nga mospagesa e energjisë dhe aktualisht kanë problem për lidhjen e energjisë. Dikush duhet ta paguaj këtë. Ky lloj parashikimi, për mendimin tim do të sjellë një normim më të mirë edhe në tregun e pasurive të patundshme, pasi do të detyrojë pronarët të jenë më të kujdesshëm me pronën e tyre. Kur duan të shesin pronën, ta kenë të pastër dhe ti kenë shlyer të gjitha detyrimet. Nuk është normale që do të marrësh para nga prona e shitur, por nuk do të paguash detyrimet që ke ndaj utiliteteve siç është energjia elektrike. E thënë thjesht, dhe për ta bërë të qartë, kjo procedurë bën fjalë për vlera 300 mijë lekë të reja që ramë dakord dhe është një procedurë të cilën e ka Kodi Procedurës Civile. Ka vetëm një ndryshim që sjell ky ligj, që operatori mund ta kërkojë vetë vendosjen e barrës, pastaj ekzekutimi, çdo gjë tjetër bëhet sipas procedurave që janë në Kodin e Procedurës Civile. Kjo çështje është tani në parlament dhe është duke u diskutuar. Shpresoj që ky ligj të kalojë. Thelbi i këtij ligji nuk është ky nen. Ligji krijon platformën e duhur për të implementuar të gjithë ato reforma aq të rëndësishme në sektorin e energjisë dhe për vendin tone”.

 

ME TE LEXUARAT