"Plani i vrasjes", prokuroria merr në pyetje në spital deputetin Mark Frroku

Aktualitet

mark frrokProkuroria e Përgjithshme diten e sotme dërgoi një përfaqësues të saj në spitalin ku ndodhet deputeti Mark Frroku për ta njohur me akt ekspertimin e sendeve të gjetura në shtëpinë e tij ne Tirane pas arrestimit me 26 mars 2016.

Oficeri i Prokurorisë së Përgjithshme Arjan Muça ka qenë i shoqëruar edhe nga avokati i Mark Frrokut, pasi ka drejtuar disa pyetje ne adrese te deputetit te akuzuar per deshmi te rreme ne lidhje me ceshtjen e hapur pas deklaratave te Tom Doshit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deputeti Mark Frroku ka lënë paraburgimin e 302 dy ditë më parë për tu shtruar në spital, pasi sipas avokatëve gjëndja e tij shëndetësore është e rënduar.

Sipas avokatëve Mark Frroku do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër.

ME TE LEXUARAT