PD: Rama refuzon dekriminalizimin, kandidon në Krujë të arrestuarin për drogë

Politikë

edi-paloka-655x356Partia Demokratike deklaron se me kandidimin e Artur Bushit në Fushë Krujë, Edi Rama ka vendosur zyrtarisht të dalë kundër dekriminalizimit.Sipas selisë blu, jo vetëm e përzgjodhi dhe i hapi dyert e parlamentit, por tani po bën një pakt tjetër me trafikantin, duke u përpjekur për ti dhënë më shumë pushtet, duke sfiduar hapur qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtarë.

Deklarata e plotë te Partisë Demokratike:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edi Rama mbahet se e njeh mirë italishten dhe e viziton shpesh vendin fqinj. Ka qënë edhe në zonën e Varezes në Lombardi.

Ja çfarë shkruan një gazete atje në 12 qershor të vitit 2010, rreth ndalimit të një bande që trafikonte drogë nga Holanda në Itali.

Arresohet Artur Bushi, detto “Turi”, shkruan media italiane. “Une vera e propria banda”, thotë Varese neës.

Media prej disa kohësh ka publikuar të dhëna për këtë ngjarje të arrestimit për drogë të deputetit të Edi Ramës, Artur Bushi.

Ja ku është gazeta italiane. Kryeministri ynë italishtfolës, që e përzgjodhi detto “Turi”, për ta futur në parlament, tani ka vendosur ta kandidojë atë për kryetar të Bashkisë së Krujës.

Shini tabelën në ekran. Aty është fotoja e kandidatit të Edi Ramës për Krujën. Kjo nuk është një tabelë e nxënësve të dalluar, por është shpallje e policisë italiane për bandën e drogës.

Me kandidimin e Bushit, Edi Rama ka vendosur zyrtarisht të dalë kundër dekriminalizimit.

Jo vetëm e përzgjodhi dhe i hapi dyert e parlamentit, por tani kryeministri po e thellon inkriminimin duke bërë një pakt tjetër me trafikantin, duke u përpjekur për ti dhënë më shumë pushtet, duke sfiduar hapur qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtarë.

Rama po del faqe botës jo vetëm si personi që hapi dyert e vërshimit të krimit në administratë, institucione e parlament, por edhe si kryeministri që mbron deri në fund skemën e tij kriminale.

Nuk do tia dalë dot, kundër të gjithëve, kundër qytetarëve të vendit, kundër partnerëve ndërkombëtarë, kundër opozitës, kundër nevojës së kohës.

Ora e drejtësisë po vjen. Tani dekriminalizimin do të bëjnë qytetarët e Krujës, duke refuzuar trafikantin, e duke zgjedhur ofertën e re.

Dekriminalizimin do ta bëjnë mbarë shqiptarët me 21 qershor, duke refuzuar skemën kriminale, etërit e saj, Edi Rama dhe Ilir Meta.

ME TE LEXUARAT