Pafajësia nga gjykata, Arben Frroku lirohet nga burgu në Tiranë

Aktualitet

arben-frroku-lirimiLirohet nga paraburgimi biznesmeni Arben Frroku. Dy vjet pas prangosjes me akuzen e vrasjes se oficerit Dritan Lamaj, Frroku fitoi pafajesine.

Pak minuta pasi vellai i tij deputet perfundoi ne qeli me akuzen e vrasjes ne Belgjike, Arben Frroku ka pare driten e diellit i lire, pasi kaloi pragun e burgut 302 ne Tirane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne zbatim te vendimit te gjykates se Shkalles se Pare per krime te renda, rreth ores 17.50, biznesmeni Arben Frroku eshte lene i lire.

Ai u shoqerua nga automjetet e policise per ne banesen e tij. Lirimi erdhi pak ore pasi gjykata e krimeve te renda e shpalli te pafajshem Arben Frrokun per akuzen e vrasjes ndaj kryekomisarit Dritan Lamaj, krim i ndodhur ne shkurt 2013 ne Tirane.

Pak dite pas krimit, Arben Frroku u arrestua ne Selanik te Greqise per tu ekstraduar me pas ne Shqiperi ku iu nenshtrua gjyqit per vrasje.

ME TE LEXUARAT