Një grua nga Peja tenton të vrasë burrin, përfundon në pranga

Kosovë&Rajon

Policia-KosovesËshtë arrestuar dje, në orët e hershme të mëngjesit, një grua në Pejë, pasi e kishte sulmuar fizikisht me një mjet të fortë bashkëshortin e saj, i cili është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor.

Policia e ka cilësuar rastin si “vrasje në tentativë” dhe e dyshuara, pas intervistës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, po dje, një femër në Gllogoc ka njoftuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Leposaviq, ku një grua ka paraqitur në polici se i është nënshtruar dhunës psikike dhe fizike nga bashkëshorti. Në këtë rast nuk raportohet për të arrestuar.

ME TE LEXUARAT