Ndoka: PD zhbëri marrëveshjet, kishim rënë dakord për Bashki e kandidatë

Politikë

nard-ndokaaaTeksa ka deklaruar divorcin me Partinë Demokratike dhe kalimin në koalicionin qeverisës, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka akuzuar kreun e demokratëve Basha për mungesë serioziteti dhe mospërmbajtje të marrëveshjeve me aleatët.

“Do të bëj publik ‘divorcin’ me PD, PDK ka qenë korrekte.Nuk kemi pasur kërkesa ultimative por frymë bashkëpunimi. Nga ana e PD kemi pasur mungesë të theksuar serioziteti. Kishim rënë dakord për Bashki dhe kandidatë të veçantë.Pas 24 orësh PD i zhbëri këto vendime”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Ndokës, Basha zgjodhi të jetë vetëm lider i PD në këto zgjedhje dhe jo i opozitës.

“Kemi pasur disa takime me Bashën. Basha nuk e mori me seriozitet vlerën tonë reale, nuk zgjodhi të jetë lider i madh i opozitës. Zgjodhi të jetë lider vetëm i PD”.

Një ditë më parë, Partia Demokraistiane përmes një komunikate për mediat njoftoi bashkimin me koalicionin qeverisës në zgjedhjet e 21 qershorit.

Sipas PDK bashkëpunimi me Partinë Demokratike ka qenë i pamundur, pasi kjo forcë politike nuk i dha asnjë hapësirë Demokristianëve.

Po ashtu PDK ka bërë publike se me të majtën do të jetë në koalicion në nivel lokal dhe qendror.Pas largimit të Partisë Drejtësi, Unitet dhe Integrim, PDK është një tjetër aleat i rëndësishëm që braktis të djathtën.

ME TE LEXUARAT