Mungojnë gjyqtarët, shtyhet seanca ndaj deputetit Tom Doshi

Aktualitet

tom-doshi-gjykateMungesa e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë shtyu seancën gjyqësore e parashikuar të zhvillohej paraditen e 21 prillit dhe ku do të merrej në shqyrtim kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” të deputetit Tom Doshi.

Avokatët mbrojtjës vlerësojnë se janë të gjitha rrethanat që lejojnë revokumin e masës, sidomos konkluzionet e aktekspertimit, ndërsa e quajnë të vonuar mos komunikimin e ndonjë akuze nga prokuroria për klientin e tyre deputet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ende nuk ka akuzë e nuk janë bërë me dije provat ndaj Doshit. Rrethanat lejojnë ndryshimin e masës së sigurisë. Zvarritja e çështjes nga Prokuroria është evidente megjithëse thotë që po vepron me shpejtësi. Situata absurde duhet të ishte shqetësuese për të gjithë qytetarët ”

Ndaj tij Prokuroria e Përgjithshme pritet të ngrejë dhe një akuzë të dytë, për të cilën Doshi të njihet në ditët e ardhshme kur ai të thirret për tu pyetur mbi çështjen në hetim. Ndërsa sipas avokatëve kjo masë arresti e kushtëzon atë të kryejë veprimtari politike sic është ajo e deputetit.

Dy gjyqtarët e munguar ishin Artan Zeneli dhe Guxim Zenelaj të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë për një vizitë zyrtare.

Seanca është shtyrë për më 28 prill.

ME TE LEXUARAT