Meta priti Presidentin e Rotary International z. Gary Huang

Aktualitet

metKryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot një delegacion të Rotary International kryesuar prej Presidentit të saj z. Gary Huang, të cilit i uroi mirëseardhjen në Shqipëri. Kryetari i Kuvendit Meta vlerësoi aktivitetin global dhe në mënyrë të veçantë kontributin që Klubet e organizatës Rotary japin prej vitesh në Shqipëri, kryesisht në fushat e shëndetësisë dhe arsimit. Z. Meta theksoi gjithashtu se Kuvendi mirëpret zgjerimin e projekteve komunitare dhe misionit fisnik të Rotary International , duke vënë në dukje se me ndarjen e re administrative, duhen identifikuar prioritete konkrete që reflektojnë ndjeshmëri dhe nevoja lokale të shoqërisë sonë.

Presidenti i Rotary International z. Gary Huang shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të autoriteteve shqiptare ndaj projekteve të Rotary International dhe nënvizoi se organizata e ka zgjeruar rrjetin e saj në të gjithë vendin, duke e parë misionin e saj si një kontribut për mirëqenien dhe cilësinë e jetesës së shtresave në nevojë në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Z. Meta shprehu gatishmërinë e Kuvendit për të mbështetur rritjen e bashkëpunimit mes Rotary International dhe autoriteteve lokale, me qëllim rritjen e efikasitetit të projekteve të nisura dhe përmirësimin e shërbimit ndaj komuniteteve dhe shtresave më në nevojë në vendin tonë.

ME TE LEXUARAT