Meta: Përzgjedhja e Veliajt për Tiranën, kemi qëlluar në shenjë

Politikë

metaKryetari i Kuvendit dhe i LSI, Ilir Meta u shpreh se përzgjedhja e Erion Veliajt si kandidat për bashkinë e Tiranës është përpjekje për të qëlluar në shenjë.

I ftuar në emisionin televiziv “Të paekspozuarit”, Meta theksoi se, përzgjedhja për Tiranën ka qenë e vështirë, ndërsa shtoi se kandidati është një figurë gjithëpërfshirëse.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Përzgjedhja e kandidaturës për Tiranën ka qenë e vështirë se ka pasur jo pak kandidatë dhe e vështirë se ishte një përgjegjësi e madhe. Ndërsa me reformën e re administrative kjo përgjegjësi pothuajse është dyfishuar, jo vetëm për hapësirën e re, por edhe të problematikës. Prandaj kandidatin do ta shikonim si përzgjedhje për të shënuar plotësisht në shenjë, ku do të kishim një bashki të re të Tiranës. Veliaj ka punuar mirë në Ministrinë e Mirëqënies Sociale, pse të mos ta kishte këtë mundësi”, theksoi Meta.

ME TE LEXUARAT