Mercedes “detyron” Audi-në të anulojë versionin Pick-up

Teknologji

audiKompania Audi njofton se nuk është duke planifikuar që në treg të ofrojë versionin Pick-up, së paku jo në të ardhmen e afërt.

Ky lajm vjen pas njoftimit se kompania Mercedes deri në fund të dekadës do të paraqesë modelin e vet Pick-up, i cili do të ndërtohet në bashkëpunim me aleancën Renault-Nissan, dhe i cili ndoshta do të mbajë etiketën Mercedes GLT.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kreu i dizajnit i kompanisë Audi, Marc Lichte, për këtë rast për media ka njoftuar se do të ishte shumë e vështirë të implementohet fjalori dizajnues i ri i Audi-së në këtë lloj të veturës, transmeton Koha.net. Megjithatë, Lichte nuk përjashtoi krejtësisht mundësinë që një ditë do të mund ta shohim në ofertë edhe versionin Pick-up të kësaj marke, por kjo gjë nuk do të ndodhë, së paku jo në të ardhmen e afërt.

Në anën tjetër, më shumë gjasat janë që të shfaqen versionet sportive RS të modelit Q5 dhe Q7. Kompania Audi gjithashtu ka njoftuar se për këto dy versione është duke planifikuar, por deri më tani nuk është marrë ndonjë vendim për zhvillimin e tyre.

ME TE LEXUARAT