Media italiane: Berlusconi shet Milanin tek kinezët për 1 miliard euro

Sport

berlusconiPas 30 vitesh në pronësi të Berlusconit, Milani duket se është pranë ndërrimit të pronësisë dhe presidentit.

Gazeta italiane ‘Askaneës’, ka publikuar lajmin se Silvio Berlusconi ka arritur marrëveshjen me një ndërmarrje kineze për të shitur klubin kuqezi.

Sipas kësaj mediaje, Berlusconi ka ngrënë darkë me Richard Lee, përfaqësuesin e një konsorciumi aziatik dhe ka rënë dakord për shitjen e 75% të aksioneve të klubit për vlerën e 1 miliardë eurove.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Agjensia italiane e lajmeve ‘Ansa’ e ka përgënjeshtruar këtë lajm. ‘La Gazzetta dello Sport’ e hapi faqen e parë me titullin: “Milan, Kina është afër. Klubi kuqezi në shitje.” Sipas kësaj gazete, Richard Lee mund të jetë edhe një ndërmjetës i biznesmenit kinez Zong Qinghou, pronar i një marke pijesh kineze shumë të famshme.

Për ‘La Gazetta dello Sport’, shitja e Milanit mund të zyrtarizohet në muajin maj.

ME TE LEXUARAT