Mbledhja e firmave për kandidimin, Bojaxhi vendos tezgat në Tiranë

Aktualitet

bojaxhKandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës Gjergji Bojaxhi ka nisur këtë fundjavë mbledhjen e firmave për ti depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Mbledhja e firmave është kusht që ai të mund të marrë dritën jeshile për tu futur në garën për mandatin e Kryebashkiakut duke rivalizuar Erion Veliajn dhe Halim Kosovën.

“Përshëndetje, Ju uroj një të shtunë të mbarë me këtë mot të bukur. Dëshiroj t’ju informoj se po vazhdojmë mbledhjen e firmave nga qytetarët për të mbështetur kandidimin. Edhe sot jemi me një stendë në trotuarin para Librit Universitar. Në ditët e ardhshme do jemi në disa pika të ndryshme, për të cilat do t’ju njoftojmë. Dje na mbështetën me firmën e tyre rreth 250 qytetarë. Ne jemi të lumtur e mirënjohës që përpjekja jonë, e nisur nga një grup relativisht i vogël nga ne, po bëhet cdo ditë e më shumë përpjekja e përbashkët e mijra qytetarëve. Së bashku, po ndjehemi. Së bashku do t’i ndryshojmë gjërat për mirë. Fundjavë të mbarë”, u shpreh Bojaxhi.

ME TE LEXUARAT