Maqedoni, treni e godet për vdekje afganin

Bota

treNjë tren në Maqedoni e ka goditur për vdekje një migrant që ecte nëpër hekurudhë, afër Shkupit. Ky është incidenti i dytë që përfshinë migrantët si viktima, brenda dy ditëve. Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, raporton se një burrë 62 vjeçar nga Afganistani, është goditur për vdekje në Ilinden, lagje periferike e Shkupit, nga një tren që vinte nga Selaniku i Greqisë dhe ishte rrugës drejt Beogradit.  14 persona janë vrarë në aksidente të ngjajshme, natën e 23 prillit kur një tren goditi një grup migrantësh në Veles, në jug të Maqedonisë. Viktimat nuk janë identifikuar, por besohet se janë nga Afgnistani dhe Somalia. rel

ME TE LEXUARAT