Kuvendi i rrëzoi dekretet, Nishani rihap garën për 2 vendet vakante në Gjykatën e Lartë

Politikë

nishaniPresidenti Bujar Nishani rihap garën për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, pasi më 9 prill Kuvendi rrëzoi kandidaturat e Markelian Koçës dhe Fuat Vjerdhës të propozuara nga kreu i shtetit.

Presidenti Nishani njofton sot vijimin e procedurave për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën e Lartë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në zbatim të Ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si rrjedhojë e mosdhënies së pëlqimit nga Kuvendi për dy kandidaturat e emëruara me dekretet nr. 8897 dhe nr. 8898, datë 16 Janar 2015, Presidenti i Republikës njofton vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë” thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar sot nga Presidenca.

Afati për të paraqitur kërkesat për kandidatët fillon ditën e hënë datë 20 prill 2015 dhe përfundon ditën e diel, datë 26 prill 2015.

Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë vijon:

1- Kërkesë me shkrim;

2- Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar);

3- Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni ose organi ku ka ushtruar detyrën, ose nga Dhomat Kombëtare të Avokatisë, Noterisë, Përmbarimit, etj;

4- Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar).

Më 9 prill 2015, Kuvendi rrëzoi dekretin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, për kandidatin për anëtar të Gjykatës së Lartë, Markelian Koça. Koça mori 25 vota pro dhe 75 kundër. Kuvendi rrëzoi edhe dekretin e Presidentit Fuat Vjerdhën si anëtar i Gjykatës së Lartë. Ky i fundit mori 21 vota pro dhe 76 kundër.

ME TE LEXUARAT