Kreu i policisë Haki Cako në Lezhë e Shkodër: Luftoni drogën

Aktualitet

haki-cako15Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki ÇAKO, zhvilloi takime me efektivat e Polciisë në Lezhë e Shkodër.

Burimet zyrtare kane thene se gjatë mbasdites së datës 17.04.2015, Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki ÇAKO, së bashku me Zvdrejtorët e Përgjithshëm Altin Qato dhe Genc Merepeza, kanë zhvilluar takime me efektivat e Drejtorisë së Policìsë së Qarkut Lezhë dhe më pas me efektivat e Policisë së Qarkut Shkodër.

Qëllimi i takimeve,ishte: Marrja e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Masat për sezonin turistik e veror, masat për rritjen e parametrave të rendit e sigurisë dhe sigurisë rrugore, intensifikimi i goditjeve të rasteve të korrupsionit, të trafiqeve të paligjshme, zbulimi i ngjarjeve të vjetra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Takimet do vijojnë në të gjitha qarqet me qëllim motivimin e të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit për më shumë angazhim, përkushtim e seriozitet, në zbatim të detyrave dhe permbushje te objektivave të përcaktuara në Stratëgjinë e Policisë së Shtetit.

ME TE LEXUARAT