Kosova evakuon qytetarët nga zona e luftës në Jemen

Kosovë&Rajon

jemennnMinistria e Punëve të Jashtme, pas shpërthimit të luftës dhe rrezikshmërisë së lartë për jetë në Jemen, ka arritur që t’i evakuoi 7 shtetas kosovarë që ishin me banim të përkohshëm atje.

Këta qytetarë kosovarë, pas një intervenimi ushtarak në Jemen kishin kontaktuar për ndihmë Ambasadën e Kosovës në Riad, por operacionet për evakuimin e tyre ishin rrezikuar shumë herë.

Autoritetet e Kosovës bashkë me autoritetet turke dhe pakistaneze, që gjithashtu kishin qytetarë të tyre në zonën e luftës, kishin organizuar disa herë operacione për evakuimin e shtetasve kosovarë dhe turq, por për arsye të rrezikshmërisë së lartë të udhëtimit ajrorë ishin detyruar që t’i anulojnë ato deri më tani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë, pas shumë përpjekjeve më në fund është arritur edhe të bëhet evakuimi i tyre, i cili KosovaPressit i është konfirmuar edhe nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme.

“Pas shumë përpjekjeve, shteti i Xhibutit shprehu gatishmërinë për të na ndihmuar në evakuimin e shtetasve tanë bashkë me shtetasit e tyre nga Jemeni dhe operacioni për evakuim in e tyre pati sukses. Gjendja në Jemen ishte duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë dhe pritej edhe ndërhyrja me trupa tokësore të aleancës së 10 shteteve”, thotë zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi.

Selimi tregon se 7 shtetasit e Kosovës tashmë kanë hipur në një aeroplan kthimi dhe se kthimi i tyre në aeroportin e Prishtinës do të bëhet sonte në orën 20:00.

KosovaPress mëson se edhe shpenzimet e kthimit të tyre po mbulohen nga Ministria e Punëve të Jashtme. (KP)

ME TE LEXUARAT