Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretet e Nishanit për gjykatën e Lartë

Politikë

ligjetKomisioni i Ligjeve ka rrëzuar sërish sot dekretet e Presidentit Bujar Nishani për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Deputetët e mazhorancës thanë se Presidenti nuk është konsultuar me grupet parlamentare dhe nuk ka zbatuar ligjin e ri për gjykatën e lartë që parashikon se kandidaturat selektohen fillimisht nga Këshilli i posaçëm e më pas i përcillen presidentit për përzgjedhje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër opozita e ka e cilësuar këtë veprim të mazhorancës si kapje të institucioneve të drejtësisë .

Opozita e mazhoranca i kanë kujtuar po ashtu njëri tjetrit emrat që kanë refuzuar të emërojnë ne krye të gjykatave , apo edhe ato emra që kanë emëruar por që më parë kanë shërbyer ne forca politike e më pas janë futur ne institucione të pavarura si KLD apo Gjykata e Lartë.

Ky është dekreti i shtatë që mazhoranca i rrëzon presidentit të shtetit dy kandidatët për anëtarë në Gjykatën e Lartë ishin Markelian Koca dhe Fuat Vjerdha.

ME TE LEXUARAT