Koalicioni me FRD dhe PDIU, mazhoranca shton 15 mijë vota në Bashkinë Tiranë

Aktualitet

Bashkia-Tiranes1-466x350Manovra e Partisë Socialiste për zgjerimin e koalicionit qeverisës me Partinë Fryma e re Demokratike dhe Partinë për Drejtësi, Integrim e Unitet do të sjellë jo pak efekt elektoral. Referuar votave të zgjedhjeve të fundit parlamentar në territorin e ri të Bashkisë së Tiranës sipas ndarjes së re administrative, rezulton se Fryma e re Demokratike ka një numër prej 8346 votash ndërsa Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka një shumë prej 6748 votash. Së bashku ato arrijnë të sjellin në shportën e kandidatit të mazhorancës plot 15094 vota që nuk janë pak.

Por mazhoranca mund të ndodhet edhe përpara disa rrjedhjeve nëse nuk do të mund të nënshkruajë një marrëveshje parazgjedhore me disa prej aleatëve që ka patur në zgjedhjet e fundit. Mes tyre janë Aleanca Popullore, Partia Socialdemokrate, Partia Demokracia Sociale dhe Partia Komuniste Shqiptare. Sëbashku këto parti në territorin e Bashkisë së Tiranës sipas ndarjes së re elektorale arrijnë në shumën e 5059 votave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në variantin më të keq për mazhorancën, sipas Lajmifundit.al efektet e asgjesuara me njëra-tjetrën do të sillnin plus 10 mijë vota krahasuar me bilancin e vitit 2013 që fliste për 70 mijë vota në avantazh të së majtës. Të paktën matematikisht në letër mazhoranca hyn në zgjedhjet e Tiranës me një avantazh prej 80 mijë votash.

ME TE LEXUARAT