Klasifikimi i UEFA, Shqipëria lë pas Serbinë
Pas fitores ndaj Armenisë, Shqipëria arrin një tjetër sukses në aspektin statistikor duke i lëne "targën" Serbisë në renditjen Europiane.
UEFA përditësoi klasifikimin e Kombëtareve të kontinentit të vjetër pas ndeshjeve të fundit të eliminatoreve Francë 2016, ku Shqipëria është ngjitur me dy shkallë duke u pozicionuar e 33-ta ndër 54 vendet anëtare të UEFA-s.
Një sukses ky që shijon akoma më tepër pasi falë tij Shqipëria tanimë shikon nga lart poshtë Serbinë në klasifikimin e UEFA-s.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Rivalët e Grupit I kanë zbritur me 4 pozicione pas disfatës që pësuan në shifrat 2-1 nga Portugalia dhe tanimë Serbia në renditjen e UEFA-s gjendet në vendin e 34 menjëherë pas Shqipërisë me afërsisht 400 pikë më pak.
Ne lidhje me rivalët e tjerë të Grupit I të eliminatoreve, Portugalia ka ngjitur një shkallë duke u renditur e 7-ta në Europë, Danimarka qëndron stabël në vendin e 19-të, ndërsa Armenia gjendet në vendin e 37-të.
Skuadra që ka pësuar rritjen më të madhe në klasifikimin e UEFA-s është Belgjika që falë fitoreve ndaj Qipros dhe Izraelit ka ngjitur 6 shkallë duke arritur në vendin e 5-të në renditjen Europiane, që kryesohet nga Gjermania, Spanja, Anglia dhe Holanda.