Kina largon nga tregu 80 mijë vetura të BMW-së

Teknologji

kineKompania gjermane BMW ka tërhequr nga tregu i Kinës rreth 80 mijë vetura.

Rreth 53.310 vetura të modelit BMW X3, të prodhuara ndërmjet periudhës tetor 2011 - dhjetor 2013, u tërhoqën nga tregu, sipas një deklarate të Administratës kineze për Mbikëqyrjen e Cilësisë dhe Inspektimit (ASDIQ).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si arsyeja e tërheqjes, siç thotë ASDIQ, është defekti i kabllove motorike, të cilat mund të shkaktojnë ndërprerjen e furnizimit të rrymës nga motori dhe përfundimisht të rezultojë në ndonjë aksident, transmeton Koha.net.

Në një deklaratë të veçantë të lëshuar nga autoriteti rregullator, thuhet se janë tërhequr edhe 26.418 vetura tjera të kompanisë BMW dhe partnerëve të saj lokalë, të prodhuara në periudhën qershor 2012 - mars 2014, për shkak të defektit të pompës së karburantit, e cila mund të shkaktojë zjarr.

ME TE LEXUARAT