Juventusi ka një lajm të keq për Real Madridin

Sport

pogbaaaYlli i Juventusit, Paul Pogba, pritet të rikuperohet nga lëndimi për ndeshjen e kthimit kundër Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Juventus dhe Real Madrid do të ndeshen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Dhe, Bianconerët kanë një lajm të keq për gjigantin spanjoll.

Një prej futbollistëve kryesorë të kampionit të Italisë, Paul Pogba, pritet të rikuperohet nga lëndimi së paku për ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu më 13 maj.

Pogba i ka munguar Juventusit nga lëndimi që pësoi në takimin me Borussia Dortmundin në Torino, në rrethin e dytë të garës.

ME TE LEXUARAT