Jose Mourinho "tallet" me trajnerin e Arsenalit

Sport

oscar-mourinhoJose Mourinho është tallur me trajnerin e Arsenali, Arsene Wenger.

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho ka thënë se Arsene Wengerin nuk e sheh si rival të tij. Ai mendon se Wenger për të është njëjtë sikurse Diego Siemone te Atletico Madridi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Për mua, ai nuk është rivali im. Nuk e ndjej këtë. Ai është menaxher i një skuadre të madhe në një qytet ku punoj edhe unë me të njëjtat objektiva”, tha Mourinho gjatë konferencës për media.

“Për shkak të kësaj gjithmonë ekziston pak rivalitet, por unë nuk e shoh Wengerin ndryshe nga Diego Simeone kur isha në Real Madrid”.

Arsenal dhe Chelsea do të takohen të dielën në ndeshjen e radhës në Premierligë.

ME TE LEXUARAT