Jeni kurioz pse na fillon dhembja e kokës në avion? Ja arsyeja

Soft

kok avDhembja e kokës është shndërruar në shqetësim të madh për pasagjerët të cilët për arsye të ndryshme zgjedhin të fluturojnë. Ekspertët theksojnë se dhembja e kokës në fluturim ekziston si pasojë e stresit dhe ajrit të kondicionuar, i cili krijon problem për shëndetin.Ekipi i spitalit Fedrico Mainardi në Venecia ka përshkruar 75 raste të këtij nëntipi të ri të dhembjes së kokës. Kjo është një lloj dhembje koke, që ndikon në gjysmën e kokës dhe përqednrohet në dhembjen rreth syve, por që nuk ka të bëjë me forma të tjera të njohura aktualisht.

“Sulmet” e dhembjeve në kokë gjatë fluturimit zakonisht janë të shkurtra, zgjasin rreth gjysmë ore dhe nuk janë të lidhura me simptoma të tjera, si për shembull të përziera apo parehati të shkaktuara nga drita. Megjithatë ekspertët nuk anashkalojnë faktin se kjo dhembje koke vjen dhe si pasojë e ndryshimeve të presionit të trysnisë gjatë fluturimit. Kosovarja

ME TE LEXUARAT