Jemen: Dhjetëra të vrarë në luftimet në qytetin Taez

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

jemenPunëtorët shëndetësorë thonë se së paku 27 vetë janë vrarë në qytetin Taez në Jemen, gjatë përleshjeve ndërmjet kryengritësve shiitë huthi dhe lojalistëve të presidentit, Abd-Rabbo Manosur Hadi.

Banorët thanë se këtë qytet në pjesën jugperëndimore të Jemenit, dje e kishin tronditur eksplodimet dhe të shtënat nga armët e zjarrit.

Raportohet se 19 kryengritës shiitë huthi, dhe 8 lojalistë, janë vrarë gjatë luftimeve.

Të premten, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka ndërmarrë sulme të fuqishme ajrore kundër pallatit presidencial në Taez, që është qyteti i tretë për nga madhësia në Jemen, dhe në pozicionet e forcave speciale të ish-presidentit, Ali Abduallah Saleh, që tash janë aleatë me kryengritësit shiitë huthi.

Presidenti Hadi është larguar në Arabinë Saudite, javën e kaluar, derisa kryengritësit e morën kontrollin në qytetin Aden, ku ai ishte strehuar pasi ishte larguar nga kryeqyteti Sana.

ME TE LEXUARAT