Ish- shefi i sigurimit të brendshëm kinez akuzohet për ryshfet

Bota

kineAutoritetet kineze kanë akuzuar ish shefin e sigurimit të brendshëm Zhou Yongkang për ryshfet, abuzim të pushtetit dhe zbulim të qëllimshëm të sekreteve shtetërore.

Agjencia e lajmeve shtetërore raportoi sot se rasti i Zhous është transferuar në një gjykatë në qytetin verior të Tianjinit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vitin e kaluar, Kina tha se ka arrestuar Zhoun dhe e ka përjashtuar atë nga Partia Komuniste në pushtet, duke e akuzuar për krime të ndryshme.

Zhou deri tani është figura më e lartë që akuzohet në mes të luftës që presidenti kinez Xi Jinping i ka shpallur korrupsionit.

Ai është zyrtari më i lartë kinez që u kap në skandalin e ryshfetit, që kur partia mori pushtetin në vitin 1949.

ME TE LEXUARAT