Irani ndalon revistën për gra që ‘nxit’ bashkëjetesën

Aktualitet

iranKomisioni iranian që kontrollon mediet e ka ndaluar një revistë mujore për gra me akuzën se “inkurajon” bashkëjetesën, e njohur si “martesa e bardhë” në republikën islamike.

‘Zanan-e Emruz’ (Gruaja e sotme) raportohet se ka publikuar një edicion të veçantë ku diskutohen aspekte të ndryshme të “martesës së bardhë” dhe arsyet që qëndrojnë prapa saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bordi Mbikëqyrës i Medieve në Iran mbrëmë ka njoftuar se revista mujore do të dërgohet në gjykatat e vendit për “shkeljen e vlerave islame dhe atyre kombëtare” duke promovuar këtë praktikë, raporton agjencia e lajmeve, Mehr.

Marrëdhëniet seksuale pa kurorë konsiderohen krim sipas ligjit islamik që zbatohet në Iran.

ME TE LEXUARAT