Indonezi, ekzekutohen 8 korriere droge, falet nje grua

Bota

burgMegjithë presionin e lartë ndërkombëtar, qeveria e Indonezisë ka ekzekutuar tetë persona të dënuar me burgim me vdekje të mërkurën në mëngjes (sipas kohës lokale) në ishullin burg të Nusakambanganit, afër Cilacapit në Javan qendrore.

“I kemi ekzekutuar”, ka thënë një zyrtar i Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm (AGO) për mediat në kushte anonimiteti, raporton “Jakarta Post”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tetë prej tyre ishin indoneziani Zainal Abidin, australianët Andrew Chan dhe Myuran Sukumaran, braziliani Rodrigo Gularte, nigerianët Sylvester Obiekwe Nwolise, Raheem Agbaje Salami dhe Okwudili Oyatanze dhe ganezi Martin Anderson.

Mary Jane Fiesta Veloso nga Filipinet është falur në momentin e fundit pasi një femër që me gjasë e ka rekrutuar atë si korriere të drogës i është dorëzuar policisë në Filipine të martën, transmeton Koha.net.

“Ekzekutimet janë kryer në orën 12:30 pas mesnate (sipas kohës lokale)”, ka thënë Suhendro Putro, drejtor i funeraleve në Kishën Krishtere Javanese” (GKJ) në Cilacap.

Zëdhënësi i AGO-s, Tony Spontana, ka thënë se qeveria është pajtuar në kërkesat e fundit të paraqitura nga të dënuarit me vdekje shtetas të Australisë në mënyrë që trupat e tyre të dërgohen në Australi për varrim.

Një polic nga Cilacap ka thënë se pas ekzekutimeve, lutjet janë thënë për secilin prej tyre varësisht nga religjioni i tyre. “Ekzekutimet u kryen me sukses, pa ndonjë pengesë”, ka thënë ai.

AGO ka theksuar se ekzekutimet janë kryer pasi i kishin dëgjuar kërkesat e fundit nga të gjithë të dënuarit.

Ky ekzekutim është i dyti me radhë pasi i pari ishte kryer më 18 janar, gjatë së cilit gjashtë të burgosur nga Indonezia, Holanda, Brazili, Nigeria, Vietnami dhe Malavi u vranë nga skuadra e qitjeve.

ME TE LEXUARAT