Historia prekëse e Luis Suarez

Sport

luis-suarez2015Luis Suarez nuk dorëzohet asnjëherë dhe kjo duket qartë në fushën e lojës, por një e tillë e ka karakterizuar sulmuesin uruguaian që kur ishte adoleshent.

Lojtari i Barcelonës rrëfen një sakrificë të pabesueshme që ka bërë kur ishte 16 vjeç për Sofian, bashkëshorten aktuale me të cilën ndihet i lumtur së bashku me fëmijët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Isha vetëm 16 vjeç, ndërsa Sofia ishte 15 vjeçe. Ajo me familjen e saj kishte udhëtuar në Barcelonë. Unë doja ta takoja atë dhe vendosa të bëjë një çmenduri për të udhëtuar në Spanjë për ta takuar fshehurazi. Kisha filluar të luaj futboll, por nuk kisha akoma para”.

Suarez vazhdon të tregojë se i mori vëllait të tij para borxh për të udhëtuar, por kur mbërriti në aeroport, policia e arrestoi.

“Nga stresi filloi të më dalë gjak nga hunda. Kur filluan të më kontrollonin, në çantën time ata gjetën një letër, ku Sofia kishte shkruar adresën e saj. Ata më besuan se kisha shkuar të vizitoja të dashurën dhe më lëshuan. Pas 3 orë pritje në aeroport, Sofia më takoi, por ishte shumë e shqetësuar për ankthin që kisha kaluar”.

Që atëherë, Luis dhe Sofia nuk janë ndarë më kurrë nga njëri-tjetri.

ME TE LEXUARAT