Hapet hetimi për tregun e vezëve

Aktualitet

vezKryetarja e Autoritetit të Konkurrencës njofton për fillimin e procesit të hetimit paraprak për një kartel të mundshëm në shitjen e vezëve pas rritjes së çmimit me 30%… Paralajmërimi i revistës “Monitor” në fund të vitit të kaluar për rritjen e menjëhershme të çmimit të vezëve nuk ka rënë në vesh të shurdhër. Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës në raportimin vjetor në Kuvend ka njoftuar deputetët se “për vitin 2015 është realizuar monitorimi në tregun e prodhimit dhe shitjes së vezëve, për të cilin është vendosur hapja e procedurës së hetimit paraprak (http://www.parlament.al/web/Procesverbalet_10056_1.php)”.

Ky treg ishte shfaqur problematik në nëntorin e 2014-s kur mediat kishin raportuar shtrenjtimin e menjëhershëm të çmimit të vezëve, i cili arriti një rekord 18-20 lekë për kokërr, me një rritje rreth 4 lekë/kokërr, ose rreth 30%. Ndërkohë që çmimi i vezëve të fshatit nuk kishte ndryshuar, rritja e çmimit nga pularitë u perceptua si spekulim, ndërsa që prodhuesit e lidhnin shtrenjtimin e vezëve me rritjen e kostove.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rritja e fortë dhe e menjëhershme e çmimit të vezëve mund të perceptohet si kartel nga konkurrenca, pasi gjatë fundit të nëntorit çmimi i vezëve u rrit me rreth 30% dhe në muajt në vijim, çmimi i shitjes së vezëve ka mbetur i pandryshuar në vlerën 17-18 lekë/kokërr. Vetëm në muajt e fundit, tregu po njeh rënie të lehtë të çmimit të vezëve në supermarkete kryesisht për prodhimet me datë të afërt pagese, ndërkohë që është rritur prodhimi i vezëve të fshatit dhe për pasojë ka rënë çmimi për kokërr nga 30 në 20 lekë.

Sipas raportimit të Autoritetit të Konkurrencës, në vendimin që iu është shpërndarë prodhuesve të vezëve, “rritja e fortë dhe e njëkohshme e çmimit të vezëve mund të jetë shenja të caktimit të çmimeve si pasojë e marrëveshjeve dhe/ose praktikave të bashkërenduara ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve sipas parashikimeve të nenit 4, të ligjit 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar.

Gjithashtu, sipas vendimit që “Monitor” disponon nga prodhuesit e vezëve në Rrethin e Durrësit, kryesisht po hetohet në zonën e Durrësit, Korçës, Shkodrës dhe Vlorës ku janë të vendosura dhe pularitë kryesore, ndërkohë që nuk ka të dhëna nëse do të hetohet edhe për importin e vezëve kryesisht nga Italia nëpërmjet rrjetit të supermarketeve “Conad”.

Tregu i vezëve ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit edhe për importet e pakontrolluara nga Maqedonia, të cilat duket se janë nxitur nga rritja e çmimit të vezëve në Shqipëri, për të siguruar një treg me më shumë leverdi.

Hetimi

Sipas vendimit që “Monitor” disponon nga prodhuesit e vezëve në Rrethin e Durrësit, kryesisht po hetohet në zonën e Durrësit, Korçës, Shkodrës dhe Vlorës ku janë të vendosura dhe pularitë kryesore, ndërkohë që nuk ka të dhëna nëse do të hetohet edhe për importin e vezëve kryesisht nga Italia nëpërmjet rrjetit të supermarketeve “Conad”.

Prodhuesit: Janë rritur kostot

Prodhuesit e vezëve shprehen se rritja e çmimit ka ardhur si pasojë e shtrenjtimit të kostove. Të pyetur nga revista “Monitor” për këtë ndryshim të çmimeve, burime nga “Reas” sh.p.k, një ndër kompanitë e njohura shqiptare në tregtimin brenda dhe jashtë vendit të vezëve, u shprehën asokohe se kjo rritje është ndikuar nga kostot për njësi të lëndës së parë. Ata deklarojnë se faktori i cili ka pasur më tepër ndikim ka qenë rritja e çmimit të ushqimit të pulave që importohet.

Problematika në tregun shqiptar të tregtimit të vezëve vijon të jetë prezente. Pjesa më e madhe e kompanive thonë se ende ka konkurrencë të pandershme apo vështirësi në sigurimin e lëndës së parë në vend dhe detyrimisht, e importojnë. Edhe dalja e “Floryhen” nga tregu një vit më parë ka ndikuar në uljen e ofertës në treg.

Ndërhyrja e Ministrisë së Bujqësisë për uljen e çmimit

Pas rritjes së çmimit të vezëve fundvitin e kaluar, prodhuesit e vezëve dolën në një komunikatë për shtyp, duke theksuar se do të vijojmë të kryejnë analiza të detajuara të kostove, në mënyrë të tillë që të mbrohemi nga importet. Ata shtuan edhe se duhet përgënjeshtruar fakti se një kokërr vezë nuk ka shkuar 30 lekë, por çmimi i shumicës për të ishte 15 lekë. I pranishëm në daljen për mediat ishte edhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili deklaroi se ka abuzime me ardhjen e festave të fundvitit. Ministri shtoi se është një fakt i ditur që gjatë periudhës së dimrit rritet kërkesa për ushqim dhe si rrjedhojë, edhe kostot, megjithatë nuk duhet të këtë vend për abuzime në çmim. “Do të kërkoj transparencë për këtë çështje, për të pasur një çmim të favorshëm për konsumatorin shqiptar. Do futen së shpejti shpendë të rinj dhe do të ketë ulje çmimi. Theksojmë, sikur e deklaruan edhe prodhuesit e vezëve, çmimi i shumicës është 15 lekë”, u shpreh Panariti. Më tej, ministri shtoi se Shqipëria importon vezë veç nga vendet e BE-së dhe kjo është një zgjedhje e ndërgjegjshme për cilësinë dhe standardin që duhet të ruajmë për konsumatorin. “Sfida jonë është ta çojmë nga niveli B në A, që të eksportojmë vezë në shumë vende, duke treguar kapacitetin tonë”, tha ministri Panariti. Ai theksoi se nuk hapet importi pa kriter, për hir të uljes së çmimit dhe ne duhet të vijojmë më sigurinë dhe cilësinë që kemi.

MONITOR

ME TE LEXUARAT