Grupi kokaina, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ermal Hoxhës, nuk i jep lirinë

Aktualitet

ermal-hoxha15Katër muaj pas operacionit “Xibraka” ku u zbulua dhe sekuestrua laboratori kokainës, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën Ermal Hoxhës për të fituar lirinë, nipit të ish-diktatorit komunist Enver Hoxha i cili në janar të këtij viti u vu në pranga bashkë me 8 të tjerë.

Kjo është kërkesa e dytë që refuzohet për shuarjen e masës së arrestit, pasi më parë ishte Gjykata Apelit pranë Krimeve të Rënda që la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ermal Hoxhën dhe të arrestuarit e tjerë, mes tyre dhe Ilir Hysenin, i cili dyshohet si kreu i grupit të trafikantëve.

Më 14 janar të 2015-ës policia shqiptare së bashku me Prokurorinë arritën të arrestonin 9 persona, mes tyre dhe nipin e ish-diktatorit Hoxha si dhe sekuestruan rreth 30 kg kokainë në laboratorin e përpunimit të lëndës narkotike në Xibrakë të Elbasanit.

ME TE LEXUARAT