Greqi, kreu i Agimit të Artë me 17 deputetë para gjykatës si “organizatë kriminale”

Bota

agimiarteKreu i Agimit të Artë, Nikos Mihaloliakos së bashku me 17 deputetët e kësaj partie pritet të dalin të hënën para gjykatës në Athinë.

Janë gjithsej 69 të pandehur, në procesin kundër partisë neonaziste greke, që konsiderohet si organizatë kriminale.

Gjyqi në nisje të tij përkon me ditën e lindjes së Adolf Hitlerit, konsiderohet i paprecedent në historinë Europiane. Për të parën herë pas Luftës së Dytë Botërore ulet në bangën e të akuzuarve një parti politike parlamentare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat e krijimit dhe pjesëmarrjes në organizata kriminale. Disa prej të pandehurve akuzohen edhe për vrasjen e këngëtarit antifashist, Pavlos Fyssas dhe të një emigranti nga Pakistani. Gjykatësit pritet të përcaktojnë nëse organizata është një morfemë e tipit nazist e kamufluar si parti politike.

Gjyqi, që pritet të zgjasë rreth një vit, do të zhvillohet në një sallë të vogël në burgun e Koridalosit. Salla nuk ka kapacitet për zhvillimin normal të një procesi me kaq shumë të pandehur, me 100 avokatë mbrojtës dhe të paktën 130 dëshmitarë.

Banorët e zonës përreth burgut të Koridalosit janë kundër këtij procesi. Sipas tyre, masat e larta të sigurisë do të krijojnë probleme me procesin mësimor në 11 shkollat e zonës, ku ka nisur sezoni i provimeve. Ndaj ekziston mundësia që pas leximit të aktakuzës, gjyqi të ndërpritet për të rinisur në fund të këtij sezoni.

ME TE LEXUARAT