Gjeniu Messi, 400 gola me fanellën e Barçës

Sport

messLionel Messi, është ai simboli i Barcelonës. Argjentinasi nuk njeh limite dhe një gjeni i lindur si Leo nuk ndalet së vendosuri rekorde të njëpasnjëshme. Ndaj Espanyolit në derbin e Katalunjës, Messi realizoi golin e tij të 400-të me Barcelonën në ndeshjet e zyrtare e dhënë kjo që tregon mësëmiri për madhështinë e tij. Te Barca askush nuk ka bërë më mirë se ai, madje pas 27-vjecarit në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave te Barcelona pozicionohet Cesar Rogriguez Alvarez me 242 finalizime. Argjentinasi që prej Nëntorit të kaluar ka marrë edhe petkun e golashënuesit më të mirë të La Ligas teksa me tregolëshin e tij ndaj Sevillas parakaloi legjëndën e Athletic Bilbaos Thelmo Zarra që kryesonte me 251 gola të realizuar në vitet 1940-1950. Tashmë Messi e sheh veten plot 27 finalzime përpara Zarrës pasi me golin ndaj Espanyolit arriti kuotën e 278 rrjetave në Primera Division. 47 janë golat e shënuar nga Messi në këtë sezon futbollistik me fanellën e Barcelonës dhe pavarsisht se Leo është ende larg sezonit të tij më të mirë në karrierë që ka qenë ai 2011-2012, ku Messi realizoi 73 gola e rëndësishme është që 27-vjecari po ndihmom blaugranat me paraqitjet e tij fantastike në arritjen e objektivave sezonalë. Barca kryeson e vetme La Ligan, ka siguruar pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Mbretit dhe ndodhet në gjysmëfinalet e Championsit duke patur shanse reale për ti fituar tre kompeticionet ku merr pjesë dhe për këtë një meritë të madhe e ka padyshim Lionel Messi. Supersport

 

ME TE LEXUARAT