Gjendet i vdekur shpikësi i botoksit, policia: Vrau veten

Soft

shpikesi-botoksitFredric Brandt ka vrarë veten. Personazhi i njohur edhe si “Baroni i Botoksit” u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Florida.

Policia amerikane tha se bëhet fjalë për një vetëvrasje, pasojë e një depresioni të thellë të cilin dermatologjisti 65-vjeçar vuante prej kohësh.

Brandt u pagëzuar me emrin “Baroni i botoksit” prej revistës “Ë” falë punës së tij kërkimore për ruajtjen e rinisë së përjetshme. “Veprat” e tij më të njohura janë ndërhyrjet e këngëtares Madonna dhe Stephanie Seymour.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Profesioni i tij e ka vendosur shpesh në qendër të talljeve, më e fundit në serialin televiziv komik të Tina Fey, “The unbreakable Kimmie Schimdt”.

ME TE LEXUARAT